Teksa po bënin palestër jashtë në oborrin e shtëpisë së BBVA, nisin një debat mes Rozës dhe Ledjonës.
Fillimisht Ledjona qorton Rozën se nuk ia shqipton emrin mirë, duke i thënë: “E kam Ledjona, jo Ledjana, është shumë e shëmtuar të luash me emrin, mos e bëjme qëllim.”
Ndërsa Roza shpjegohet që e ka problem t’i mbajë mend emrat pasi edhe Meritonin e thirri Mentor.
Më pas Ledjona e quan Rozën “liliputkë”, duke e tallur se është e vogël, dhe jo vetëm nga gjatësia.
Roza e tensionuar përgjigjet: “Mbase mund të jem liliputkë, por hijen e kam shumë të madhe, do të vazhdosh ta shohësh.
Ledjona: “Nëse je kaq e vogël, nuk mund të bësh hije të madhe” dhe më pas shprehet se ‘liliputkë’ nuk është vetëm në pjesën e gjatësisë. /Telegrafi/