Site icon Telegrafi

E quan ish-burrin, ‘si vëlla’ (Foto)

Aktorja e njohur amerikane, Gwyneth Paltrow, ka thënë se ish-burrin e saj, këngëtarin Chris Martin, e konsideron si vëlla.

43-vjeçarja ka thënë për revistën e famshme Glamour se frontmenin e grupit “Coldplay” e konsideron si vëlla dhe se akoma flenë në shtëpitë e njëri-tjetrit, transmeton koha.net.

“Ne kalojmë shumë kohë së bashku”, ka deklaruar ajo për revistën, për të cilën ka pozuar për ballinën e numrit të muajit mars.

“Ne nuk jetojmë bashkë, por është i mirëpritur te ne kurdo që dëshiron të vijë. Ne jemi prapë një familje, edhe pse nuk kemi lidhje romantike. Atë e kam si vëlla”.

Gwyneth dhe Chris njoftuan për ndarje në muajin mars të vitit 2014. Çifti ka dy fëmijë, një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë nëntëvjeçar.

 

Exit mobile version