Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të dorëzohen padi ndaj zyrtarëve të lartë që përdorën ofendime dhe gjuhë urryese për Faton Hajrizin.
Kështu ka deklaruar për KosovaPress, avokati Gent Gjini.
Sipas tij paditë do të dorëzohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në ora 13:30. Derisa përdorimi i fjalës “kriminel”, sipas Gjinit është arsyeja kryesore e kësaj padie.
“Fjala kriminel na ka shtyrë të i procedojmë padit për shpifje ofendim ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputet si Arber Rexha e poashtu ministrja e Drejtësise kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, tha avokati.
Sipas tij me rastin e dorëzimit të padive do të jetë edhe vëllai i Faton Hajrizit Artani.
Ndryshe, më 19 korrik Faton Hajrizi, u vra në Lloznicë të Serbisë. /KP/