Site icon Telegrafi

E pranon Pistorius, njëri prej oficerëve gjermanë kishte përdorur linjën e pasigurt telefonike

Një oficer gjerman përdori një linjë telefonike të pasigurt në një hotel në Singapor për t’iu bashkuar një konference, që u hakua nga rusët dhe u nxor në publik, tha të martën ministri gjerman i Mbrojtjes, shkruan AP.

Pasojat nga audio-regjistrimi, paraqet katër oficerë të lartë të forcave ajrore gjermane që diskutojnë hipotetikisht se si raketat me rreze të gjatë Taurus mund të përdoren nga Kievi kundër forcave pushtuese ruse, duke e vënë në siklet qeverinë gjermane dhe të rrit më tej tensionet midis dy vendeve, transmeton Telegrafi.

“Jo të gjithë pjesëmarrësit iu përmbajtën procedurës së telefonimit të sigurt ashtu siç synohej”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ndërsa informoi gazetarët në Berlin mbi rezultatet fillestare të një hetimi në vazhdim.

Lexo po ashtu Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se nuk është marrë asnjë vendim për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Ministri tha se oficeri në fjalë, emrin e të cilit ai nuk e dha, kishte marrë pjesë në shfaqjen ajrore të Singaporit, ku morën pjesë oficerë ushtarakë të rangut të lartë nga e gjithë Evropa, dhe më pas realizoi telefonatën WebEx, duke përdorur telefonin e tij celular ose Wi-Fi e hotelit, por jo një linjë të sigurt siç konsiderohet e detyrueshme për thirrje të tilla.

Pistorius tha se hetimi po vazhdon, siguria e përgjithshme është rritur dhe procedimet paraprake disiplinore po shqyrtohen, por se pasoja të rënda personale nuk kishte gjasa të ndërmerren.

“Unë nuk do të sakrifikoj asnjë nga oficerët e mi më të mirë për lojërat e Putinit, për ta thënë shumë qartë”, tha ai. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version