Telegrafi

E pranon Limaj: Koalicioni ynë nuk ishte atraktiv në zgjedhje

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar rezultatin jo të mirë të koalicionit NISMA-AKR-PD në zgjedhje.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ishte atraktiv për elektoratin, sepse në zgjedhje ishin katër grupe shumë të forta që synonin fitoren në zgjedhje.

Ai ka thënë se për herë të parë në Kosovë dy parti opozitare [VV dhe LDK] po luftonin për të marrë vendin e parë.

“Është e pa precedentë që dy parti opozitare po luftonin për vendin e parë në kohën kur në gjithë botën lufton opozita me pozitën”.

I pari i NISMA-s ka thënë se tri partitë më të mëdha kanë maksimalizuar votën ndërkohë që sipas tij NISMA e kishte të vështirë në këtë luftë zgjedhore.

Lexo po ashtu Limaj: Kam informata se janë takuar Hashim Thaçi e Albin Kurti

“Koalicioni ynë nuk ishte atraktiv në luftë me katër grupacionet e mëdha që synonin fitoren në zgjedhje, pasi nga fundi edhe AAK nisi të merrte protagonizëm”.

Lexo po ashtu Limaj: LVV tentoi të falsifikojë rezultatin e zgjedhjeve

Limaj ka thënë se megjithatë arritja e 42,000 votave në zgjedhje nga koalicioni drejtuar nga ai në ato kushte zgjedhore ishte një e arritur e madhe./Telegrafi/