Telegrafi

E pranojnë rusët: Një pjesë e urës së Krimesë është e pariparueshme

Një zyrtar rus ka pranuar se të paktën një pjesë e urës së Krimesë është e pariparueshme pas shpërthimeve të djeshme.

Gjatë një takimi me Vladimir Putin, zëvendëskryeministri Marat Husnulin, thuhet se tha se ura nuk do të jetë plotësisht e hapur për trafik deri në nëntor, transmeton Telegrafi.

Trafiku rrugor u rivendos pjesërisht pas shpërthimeve, por dje u vunë re bllokime të gjata trafiku ndërsa turistët rusë u nisën për në shtëpi, duke lëvizur nëpër pjesë të jugut të Ukrainës së pushtuar.

Lexo po ashtu Ukrainasit planifikojnë të dëbojnë 500 mijë përfitues të luftës, të paktën 10 mijë njerëz në listën e zezë

Husnulin tha se plani është që njëra anë e urës të hapet për trafik të dyanshëm deri më 15 shtator, dhe ana tjetër në nëntor.

Ai shtoi se një pjesë e urës do të duhet të demolohet, kurse deri mw tani pwr kwto shpwrthime nuk e ka marrw pwrgjegjwsinw askush.

Madje janw publikuar pamje tw njw droni kamikaz qw shpwrthen nw kwtw urw qw lidh gadishullin e Krimesw me Rusinw. /Telegrafi/