Site icon Telegrafi

E pranojnë edhe rusët: Ukrainasit kanë realizuar sulm masiv me HIMARS

Forcat ukrainase sulmuan pjesë të Donetskut në natën e Vitit të Ri, thonë zyrtarët rusë.

Sipas tyre, nga sulmet me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, janë plagosur të paktën 15 persona, transmeton Telegrafi.

Daniil Bezsonov, zyrtar i lartë i mbështetur nga Rusia, tha se shkolla teknike kishte pësuar një “goditje masive nga HIMARS-i i SHBA”.

“Ka pasur të vdekur dhe të plagosur, numri i saktë nuk dihet ende”, shtoi Bezsonov në aplikacionin Telegram.

Ndryshe rezultatet e fundit të ukrainasve dhe pranimi nga ana e rusëve dhe separatistëve pro-rusë se po pësojnë humbje, dëshmon se ukrainasit janë në rrugën e duhur të çlirimit të pjesëve tjera të Ukrainës që mbahen nën kontrollin e rusëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version