Telegrafi

E pranojnë edhe rusët, dy eprorë të lartë ushtarak të Kremlinit vriten në fushëbetejë në Bakhmut

Mediat ruse por edhe qarqe të caktuara në Moskë, kanë pranuar se dy eprorë të lartë ushtarake janë vrarë në fushëbetejë në qytetin ukrainas Bakhmut që gjendet në lindje të këtij shteti evropian.

Në një njoftim të rrallë sa i përket humbjeve në fushëbetejë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se komandanti i brigadës së 4-të të motorizuar, Vyacheslav Makarov, dhe zëvendëskomandanti Yevgeny Brovoko janë vrarë gjatë luftimeve në lindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Ky njoftim vjen në kohën kur po vazhdojnë luftimet e ashpra për Bakhmutin në rajonin e Donetskut. Koloneli Makarov u vra kur brigada e tij u sulmua nga trupat ukrainase.

Në anën tjetër, Brovko u vra kur trupat ruse u sulmuan gjithashtu nga ukrainasit në një rajon në periferi të Bakhmutit.

Ndryshe Kievi ka njoftuar se gjatë 24 orëve, ka arritur të fitojë territor prej 15 kilometra katrorë në terren, përkatësisht në Bakhmut.

Këto pretendime i mbështet edhe Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW), që njoftoi se kundërofensiva e nisur në afërsi të qytetit me rëndësi strategjike, i mundësoi ukrainasve të fitojnë terren.  /Telegrafi/