Telegrafi

E postoi videon duke vozitur 260 kilometra në orë, e futi veten në telashe (Video)

Për vozitjen me shpejtësi të lartë, që bëri në një rrugë në Bristol në Britani të Madhe, u dënua me gjobë dhe iu ndalua vozitja.

Mark McCrae e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, një regjistrim ku shihet duke vozitur veturën e tij BMW, deri në 260 kilometra në orë.

Video ka dalë të jetë pëlqyer dhe është shpërndarë shumë nëpër rrjete sociale, duke rënë edhe në sy të Policisë, transmeton Telegrafi.l

Këta të fundit e kanë ndaluar 28-vjeçarin dhe i kanë kërkuar llogari për vozitjen. Gjykata e ka dënuar me tremijë euro gjobë, 18 muaj burg me kusht dhe ndalesë të vozitjes. /Telegrafi/