Telegrafi

E përmendi në BBVA, Keisi i reagon Luizit: Më mbështete brenda gjithmonë, ke një vend të veçantë në zemrën time

Pas mbarimit të spektaklit të natës së djeshme (e shtunë), Luiz Ejlli, ka diskutuar për disa nga konkurrentët që kanë qenë brenda.

Ai ka folur edhe për këngëtaren e njohur, Keisi Medini, për të cilën tha se ka qenë më e vërteta në shtëpi.

Artisti nga Shkodra e ka lavdëruar në masë të madhe artisten, si një person që nuk ka debatuar me askënd në Big Brother VIP Albania.

Foto: Instagram

Në lidhje me këtë, Medini ka bërë një reagim menjëherë në rrjete sociale, duke mos kursyer fjalët e mira për këngëtarin.

Lexo po ashtu Kiara Tito shuan kurreshtjen, tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Luizin poshtë jorganit

“Më mbështete brenda gjithmonë. Ti dhe Kiara keni një vend të veçantë në zemrën time”, ka shkruar ajo.

Bukuroshja bën me dije se në këtë format është me Luizin dhe se dëshiron që ai të fitojë.

Luizi ndërkaq u shpall finalisti i parë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Efi Dhedhes nga ana tjetër shkoi po ashtu në finale, ku me këtë rast nga një avantazh i Qetsor Ferunajt u larguan përfundimisht nga gara Bledi Mane dhe Kiara Tito. /Telegrafi/