Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën, femër kosovare duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur të enjten, në Gjilan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës ku ishte duke punuar viktima”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/