Gaziantep dhe Trabzonspor i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Turqisë.
Goli i parë në këtë sfidë u shënua nga mysafirët me anë të Caleb Ekuban në minutën e 22-të, derisa shifrat u barazuan 1-1 në pjesën e dytë me golin e Olarenwaju Kayode (53’).
Por, ajo çfarë i befasoi të gjithë në këtë takim ishte veprimi i Badou Ndiyae që pranoi një letër me taktika nga trajneri i tij Huseyin Cimsir.
Mesfushori e lexoi letrën, por ai nuk vendosi ta kthente nga mori, mirëpo ta fuste atë në gojën e tij.
Ndiyae u bë viral në rrejtët sociale me veprimin e tij, pasi pak kush mund ta mendonte se ai do të fuste letrën në gojën e tij. /Telegrafi/
Trabzonspor’s Badou Ndiaye eats his manager’s tactical note to stop opponents from reading it ??pic.twitter.com/XesIEUpwsI
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) March 7, 2020