Telegrafi

“E papranueshme” – Tuchel e ‘kryqëzoi’ Kovacicin për vonesën në stërvitje

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, qortoi në mënyrë qesharake mesfushorin Mateo Kovacic për 19 minuta vonesë në stërvitje.

Kroati nuk arriti të shfaqej për seancën në kohë pasi ai ishte ende duke u përgatitur më shumë se një çerek ore pas fillimit të tij.

Dhe Tuchel shfrytëzoi rastin për të tallur mesfushorin 27-vjeçar ndërsa ai ishte ulur në dhomën e zhveshjes.

Lexo po ashtu Tuchel feston njëvjetorin te Chelsea - por çfarë i kishte thënë Abramovich pas finales së Ligës së Kampionëve

Ndërsa Kovacic rrëshqiti në këpucët e tij, Tuchel mund të shihet duke i thënë kamerës: “Ora 11 është stërvitje. Veshja e atleteve në 11:19?”.

“E papranueshme”.

Kampionët e Evropës kanë dalë jashtë konkurrencës për titullin e Ligës Premier gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Lexo po ashtu Tuchel u kërkon lojtarëve të Chelseat që para çdo ndeshje t'i fusin atletet në mikrovalë

Blutë pësuan barazime me Everton, Wolves, Brighton dhe Liverpool, përpara se të humbnin nga kampionët Manchester City në fillim të këtij muaji.

Tani ata janë 10 pikë larg skuadrës së Pep Guardiolës dhe kanë luajtur edhe një ndeshje më shumë. /Telegrafi/