Telegrafi

“E papranueshme, si mund të ndodhë kështu”  – Perez i reagon ashpër Ceferinit në fyrjen që i bëri Agnellit

Florentino Perez i ka reaguar ashpër Aleksander Ceferinit për fyerjen që i bëri Andrea Agnellit.

Presidenti i real Madridit dhe i sapoemëruar i Superligës Evropiane e ka quajtur të papranueshme reagimin e të parit të UEFA-s.

Ceferion tha për Agnellin se nuk ka parë ende një gënjeshtar si ai dhe nuk e kishte ditur se kishin në mesin e tyre një gjarpër.

Lexo po ashtu Perez i qesh në ‘fytyrë’ UEFA-s rreth ndëshkimit të lojtarëve

“Presidenti Ceferin ofendoi Andrea Agnelli, nuk është e mundur”, tha Perez. “Është e çmendur të diskutosh për një president të një klubi botëror si Juventus”.

“Kjo është diçka e papranueshme, UEFA duhet të ndryshojë, ne nuk duam një president që fyen presidentët e tjerë”.

Lexo po ashtu Shpërthen presidenti i UEFA-s, Ceferin ndaj presidentit të Juventusit: Nuk kam parë njeri që gënjen më shumë se Agnelli

“Pse nuk janë pagat në UEFA dhe La Liga publike? Pse nuk janë ulur pagat si gjithë të tjerët gjatë pandemisë? Na duhet më shumë transparencë. Ne e dimë pagën e LeBron James por nuk e dimë pagën e presidentit të UEFA-s”, ka shtuar më tej Perez.

Përveç Real Madridit, në themelimin e Superligës Evropiane kanë marrë pjesë edhe Atletico Madrid e Barcelona. /Telegrafi/