Presidentja Vjosa Osmani është shprehur tejet e lumtur me triumfin e Distria Krasniqit në Kampionatin Evropian të xhudos të mbajtur në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke dëshmuar formën e lartë që po kalon para Lojërave Olimpike që mbahen në Paris këtë verë.
Në një postim në X (ish-Twitter), e para e vendit ka shkruar se Distria është inspirim për të gjithë xhudistet në botë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:
Ajo është thjesht e pandalshme!
Kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi, tani është kampione e Evropës për herë të dytë!
Jemi jashtëzakonisht krenarë! Distria është një inspirim i vërtetë për xhudistet në të gjithë botën, duke dëshmuar se me vendosmëri, mund të arrihet madhështia kudo.
Në Paris, më e fortë se kurrë! /Telegrafi/
She is simply unstoppable!
Our Olympic champion, Distria Krasniqi, is now a two-time European Champion!
Immensely proud! Distria is a true inspiration to judokas everywhere, proving that with determination, one can achieve greatness anywhere.
To Paris, stronger than ever! pic.twitter.com/JsUh6lO4cv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 25, 2024