Site icon Telegrafi

E padrejtë: Maradonan e përzunë nga hoteli për këtë vallëzim fantastik (Video)

Diego Maradona vazhdon të jetë temë e mediave edhe sot e kësaj dite, porse kjo nuk ka të bëjë me futbollin.

Legjenda argjentinase është përzënë nga një hotel në Venezuela, për shkak të një vallëzimi që është etiketuar si ‘i ndytë’, me të fejuarën e tij të re, Rocio Oliva.

Maradona po qëndron në Venezuela për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjike dhe ka qenë duke u rikuperuar në një hotel, ku qëndronte edhe partnerja e tij 23-vjeçare.

Mirëpo, një vallëzim në afërsi të një pishine ka nxitur reagimin e mysafirëve të tjerë dhe mediat raportojnë se ata janë nxjerrë nga hoteli.

Duke shikuar vallëzimin e legjendës, mund t’i akuzojmë mysafirët tjerë të hotelit për ankesat e pavend. /Telegrafi/

Exit mobile version