Granit Xhaka është një lojtar i ri i Arsenalit tanimë.
Por për ta bindur atë ta veshë fanellën bardh e kuq, Arsenali është dashur të investojë shumë në të.
Përveç që ka paguar 33 milionë funte te Borussia Moenchegladbach, Arsenal është dashur t’i përmbushë edhe kërkesat e Xhakës.
Graniti ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare ku do të fitojë miliona euro në Londër.
Ai është bërë lojtari i dytë më i paguar në historinë e Arsenalit, pasi do të përfitojë 100 mijë funte në javë apo 130 mije euro, ndërsa më shumë se ai paguhet vetëm gjermani Mesut Ozil.
Në vit Xhaka do të fitojë gjithsej 4,800,000 milionë funte apo 6,200,000 milionë euro.
23-vjeçari pas transferimit te Arsenal tani iu është bashkuar Përfaqësueses së Zvicrës në përgatitje në kampionatin evropian. /Telegrafi/