Manchester United ka befasuar Bayern Munichun duke u interesuar për çmimin e përforcimit të ri, Renato Sanches.
Djajtë e Kuq u mposhtën në garë për transferimin e 18-vjeçarit nga kampioni i Bundesligës, që pagoi 45 milionë euro për blerjen e tij nga Benfica.
Por, Jose Mourinho dhe Manchester United kanë mbetur aq të impresionuar nga paraqitjet e Sanchesit për Portugalinë në Euro 2016 sa që kanë pyetur për çmimin e dëmshpërblimit të tij në Bayern Munich.
Mourinho është i pakënaqur që Manchester United e humbi garën për blerjen e Sanchesit, para ardhjes së tij në klub.