Kjo është një nga përplasjet më dramatike të veturave, që është regjistruar ndonjëherë.
Në Toronto të Kanadasë, është regjistruar momenti kur shoferi ka kaluar rrethojat e hekurta, ka kaluar mbi vetura të parkuara dhe është përplasur me një dyqan ku bëhet riparimi i veturave, transmeton Telegrafi.
Shoferi ka marrë lëndime serioze, por është duke u trajtuar në spital – jashtë rrezikut për jetë.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar devijimin nga rruga të kësaj veture, por dëshmitarët thonë se ai doli me shpejtësi nga një pompë benzine që ndodhet aty afër. /Telegrafi/