Telegrafi

E pabesueshme: Në mes të këtyre dy kamionëve është një veturë, ndërsa gruaja brenda ka shpëtuar

Gruaja ka shpëtuar e gjallë nga kjo ndeshje e tmerrshme, ndërmjet dy kamionëve të transportit të rëndë.

 

Golfi që ajo po e ngiste, është futur nën kamionin që kishte para, shkaku i goditjes nga pas nga kamioni tjetër.

 

Dëshmitarët e rastit që kanë shkuar në vendim e ngjarjes në Colchester të Britanisë së Madhe, nuk kanë vërejtur që në mes të kamionëve është edhe një veturë.

 

Gruan 27 vjeçare menjëherë e kanë dërguar në Royal London Hospital, ku për habinë e të gjithëve ajo është shumë pak e lënduar, transmeton Telegrafi.

 

Rreshteri Damon Bainbridge ka thënë se “është shumë vështirë të gjendet dikush gjallë, në një ndeshje të tillë”.

 

“Ishte ndërtimi i fortë i veturës, apo thjeshtë fati?”, ka thënë rreshteri Bainbridge, lidhur me mbijetesën e gruas në këtë aksident. /Telegrafi/