Paul Pogba gjithnjë e më afër Manchester Unitedit.
Kështu shkruan gazeta prestigjioze sportive italiane, La Gazzetta Dello Sport, sipas të cilës, marrëveshja e Pogbas drejt Unitedit do të jetë monstruoze.
Transferi do të ketë një shumë totale prej 120 milionë eurosh që do të përfitojë Juventusi, bashkë me një kontratë tjetër pesëvjeçare nga 12 milionë euro në sezonë që do ta nënshkruajë lojtari.
Megjithatë, Juventusi nuk do t’i përfitonte të gjitha 120 milionë euro, pasi gojarisht klubi Bianconer i ka premtuar lojtarit se do të merrte 20 për qind të transferit, pra 24 milionë euro do të jenë në xhepin e Pogbas, shkruan Telegrafi.
Raiola shkoi në Angli mëngjesin e të martës për të biseduar konkretisht me drejtuesit e Unitedit dhe për t’i skalitur detajet finale të transferit që do të hyjë në histori si transferimi më i shtrenjt ndonjëherë në botën e futbollit. /Telegrafi/