Tensionet u rritën mes Arsenalit dhe Chelseat pasi yjet nga të dyja palët u përfshinë në një përleshje që kërkoi ndërhyrje nga sigurimi.
E gjithë skena shpërtheu kur Granit Xhaka tentoi të vononte lojën dhe më pas lojtarët e Bluve u vërsulën ndaj tij.
Me topin që sapo kishte dalë jashtë loje nga flamuri i këndit, Xhaka ndaloi mbrojtësin e Bluve, Trevoh Chalobah që t’ia kthente topin portierit Edouard Mendy.
Kjo shkaktoi disa shtytje mes dyshes, gjë që u përkeqësua vetëm kur Matteo Kovacic iu bashkua përleshjes. I ngopur me taktikat e vonesës së Xhakës, kroati e hodhi topin përpara se ta shtynte yllin e Arsenalit pas shpine.
I gjithë ferri u shpërtheu pasi lojtarët nga të dyja palët u përfshinë në përleshje, që ndodhi pikërisht para tifozëve mysafirë në “Stamford Bridge”.
Në kulmin e përleshjes, 15 lojtarë mund të shiheshin duke u përplasur me njëri-tjetrin, madje duke kërkuar ndërhyrje nga një sigurimi i Chelseat, i cili frenoi Cesar Azpilicueta.
Përfundimisht situata u qetësua, megjithëse jo më parë Xhaka duhej të frenohej nga Thomas Partey mes një konfrontimi të mëtejshëm me Kovacic.
Gjyqtari Michael Oliver ishte i kënaqur që e la dramën të shpalosej dhe nuk dha asnjë karton të verdhë për asnjërën nga skuadrat, pavarësisht se dha shtatë të tillë gjatë gjithë lojës.
Tifozët e Arsenalit do të kenë shijuar zemrën dhe dëshirën e shfaqur nga skuadra e tyre, si në fund ashtu edhe gjatë ndeshjes, pasi dolën me një fitore të merituar 1-0. /Telegrafi/