Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, ka gëzuar një sukses të madh që pas përfundimit të aventurës së saj në Big Brother VIP Kosova.
Ajo u rikthye në vëmendje pas shumë vitesh, pasi kishte gati 12 vite që ishte zhdukur nga bota e modelingut dhe showbizi shqiptar.
Arsyeja e kësaj shkëputje të gjatë ka qenë fakti se Xhulit iu publikua një video intime para 12 viteve, gjë që i kushtoi me ndërprerje të karrierës.
Ka qenë pikërisht kjo video e cila është bërë temë në emisionin “E Diell” në Shqipëri, ku ajo ishte e ftuar para pak javësh dhe prezantuesja e emisionit ia vuri në dukje këtë fakt.
Tani Xhuli e ka shpërndarë në Instagramin e saj këtë video, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk ka gjë që të rrëzon në jetë kur ke një mendje të fuqishme”.
Juliana kishte folur edhe më parë për videon intime në emisionin “Rudina” në TV Klan, ku kishte treguar se kishte arritur që ta tejkalonte këtë ngjarje të rëndë në karrierën e saj, dhe ta kthente atë në një kauzë ndërgjegjësuese për femrat.
Xhuli përndryshe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u shqua si një prej konkurrenteve më të pëlqyera të publikut, dhe rezultoi e treta në finale dhe njëherësh femra më e votuar e edicionit të parë të BBVL. /Telegrafi/