Telegrafi

E mori veturën për shërbim pastaj e shiti atë, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Është arrestuar një person i moshës 23 vjeçare në Ferizaj, kjo pasi sipas policisë i njëjti kishte marrë për shërbim një veturë nga një person tjetër i moshës 22 vjeçare.

E pastaj veturën e kishte shitur në qytetin e Lipjanit, tek një person tjetër.

“Me datën 18.12.2022 rreth orës 19:20 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj është një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj. Policët hetues, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve  në terren, kanë arrestuar personin L.Q ( M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë nga personi E.J ( M/K) i moshës 22 vjeçar, e kishte shitur atë në qytetin e Lipjanit një personit tjetër”, njofton policia.

Tutje policia raporton se i dyshuari në fjalë, pas identifikimit është shoqëruar për në stacionin e policisë në Ferizaj. Kurse me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari i parë L.Q është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar ” Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’, ndërsa vetura i është kthyer pronarit. Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër për shpërdorim të pasurisë së huaj për një automjet tjetër ndaj të njëjtit pronar”./Telegrafi/