Site icon Telegrafi

E mori një grua për të bashkëjetuar, arrestohet për dhunim një person në Obiliq

Foto: Arkiv

Një person nga komuniteti ashkali është arrestuar pasi që i njëjti e kishte marrë një grua, nga po i njëjti komunitet dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij me qëllim për të bashkëjetuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:25, në Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se me vet dëshirë kishte shkuar me të dyshuarin për të bashkëjetuar, ndërsa rasti është cilësuar si “dhunim”.

“Obiliq, 14.11.2023-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali pasi që i njëjti e kishte marrë viktimën femër ashkalike dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij me qëllim për të bashkëjetuar. Lidhur me rastin është intervistuar viktima e lartcekur dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se me vet dëshirë kishte shkuar me të dyshuarin për të bashkëjetuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me pëlqimin e saj është kthyer të familja e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version