Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të rrahjes në një shkollë në Pejë, ndërmjet dy të miturave.
Rasti ka ndodhur të hënën në orën 09:45.
“Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte sulmuar fizikisht gjersa kishte qenë në korridor të shkollës nga e dyshuara e mitur femër kosovare”, thuhet në raport.
Si pasojë e rastit viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
E dyshuara nuk është takuar për intervistë, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/