Telegrafi

E mitura shtatzënë paraqitet në Polici, arrestohet i dyshuari për dhunim

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast në Prishtinë, ku një e mitur shtatzënë është paraqitur në Polici.

Në raportin policor bëhet e ditur se lidhur me rastin e cilësuar si dhunim është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dhunim. Prishtinë Tetor 2022. Më datë 19.01.2023 ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion policor së bashku me viktimën femër kosovare, të mitur, pasi kishte kuptuar se e njëjta (e mitura) ishte shtatzënë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare  në prani të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/