Telegrafi

E mitura nga Ferizaj lind një fëmijë, kishte filluar bashkëjetesë pa u bërë 16 vjeçe

Foto: Ilustrim

Një femër e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë, në QKUK.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17.11.2022 rreth orës 14:00, në Ferizaj.

Siç bëhet e ditur në raport, viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeçare me një person.

“Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/