Telegrafi

E mitura ikën nga strehimorja në Klinë

Foto: Ilustrim

Një e mitur nga Klina është larguar nga strehimorja dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

Ku sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

“Nga strehimorja është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur), është larguar nga strehimorja dhe nuk dihet se ku ndodhet. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/