Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona, njëri prej të cilëve i mitur.
Rasti ka ndodhur më 26 shtator, rreth orës 20:30 në Suharekë.
“Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. /Telegrafi/