Telegrafi

E mitura 12 vjeçare raportoi në polici se është rrahur nga nëna dhe njerku, arrestohen të dyshuarit në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Një vajzë 12 vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima femër (12 vjeç) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna e saj dhe njerku i saj. Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/