Një grua ka raportuar se një person ia kishte marr me veturë djalin e saj të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 22.07.2024, në Hajvali të Prishtinës.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Intoksimi i personit tjetër me substanca narkotike”.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte marr me veturën e tij djalin e saj viktimën mashkull kosovar të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/