Telegrafi

E mërkura e rezervuar për futbollin kosovar: Zhvillohen dy takime mjaftë interesante

Superliga e Kosovës edhe sot (e mërkure) do të jetë në fokus të veçantë me dy ndeshjet që zhvillohen në kuadër të javës së dytë.

Dje u zhvilluan dy ndeshje që pati mjaftë befasi, pas debutuesja në elitën e futbollit kosovar Arbëria ia mori Prishtinës një pikë një barazimin 1-1.

Besa e Pejës ishte në avantazh ndaj Drenicë, mirëpo këta të fundit arritën që të përmbysnin rezultatin në fitoren 2-1.

Të mërkurën me datë 23 shtator, skuadra udhëton në Suharekë për tu përballur me Ballkanin.#ForcaNikli #Feronikeli💪💚

Publiée par KF Feronikeli sur Lundi 21 septembre 2020

Me orar të sotëm, ndeshja me rëndësi të madhe do të jetë ajo mes Feronikelit dhe Ballkanit, por, nuk mund të lihet anash as takimi mes Llapit dhe Gjilanit.

Të dy takimet fillojnë nga ora 16:00, derisa Nikli dhe skuadra nga Theranda do të tentojnë të marrin kreun e tabelës.

Kujtojmë se edhe Drita do të përballje sot me Trepçën ’89, mirëpo për shkak të takimit të tyre në Ligën e Evropës në ditën e enjte ndaj Legias, takimi është shtyrë. /Telegrafi/

Ta nisim mbarë edicionin e ri 🙏#PërparaLlapi ⚪️🔵

Publiée par K.F. Llapi sur Mardi 22 septembre 2020