Superliga e Kosovës edhe sot (e mërkure) do të jetë në fokus të veçantë me dy ndeshjet që zhvillohen në kuadër të javës së dytë.
Dje u zhvilluan dy ndeshje që pati mjaftë befasi, pas debutuesja në elitën e futbollit kosovar Arbëria ia mori Prishtinës një pikë një barazimin 1-1.
Besa e Pejës ishte në avantazh ndaj Drenicë, mirëpo këta të fundit arritën që të përmbysnin rezultatin në fitoren 2-1.
Me orar të sotëm, ndeshja me rëndësi të madhe do të jetë ajo mes Feronikelit dhe Ballkanit, por, nuk mund të lihet anash as takimi mes Llapit dhe Gjilanit.
Të dy takimet fillojnë nga ora 16:00, derisa Nikli dhe skuadra nga Theranda do të tentojnë të marrin kreun e tabelës.
Kujtojmë se edhe Drita do të përballje sot me Trepçën ’89, mirëpo për shkak të takimit të tyre në Ligën e Evropës në ditën e enjte ndaj Legias, takimi është shtyrë. /Telegrafi/