Telegrafi

“E merituam një pikë, ndaj Spanjës pse jo për fitore” – autori i golit Qazim Laçi flet pas ndeshjes me Kroacinë

Shqipëria barazoi me Kroacinë me rezultatin 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B teksa pas ndeshjes foli autori i golit të parë, Qazim Laçi.

Mesfushori ka thënë se Shqipëria e meritonte minimalisht një pikë ndaj kroatëve.

“Ashtu si shkoi ndeshja me atë gol në fund, ne e meritonim të paktën një pikë. Ishte performancë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë rëndësi kanë pikët”.

Ai shtoi se ndaj Spanjës do të luajnë me besim për të tentuar pse jo kualifikimin.

“Tani kemi më shumë besim, për ndeshjen me Spanjën që do të jetë shumë e vështirë dhe pse jo më pas të mos tentojmë për vendin e dytë apo të tretë”, ka thënë Laçi.

Shqipëria luan me Spanjën ndeshjen e fundit të grupeve. /Telegrafi/