Telegrafi

E mashtroi se do ta punësonte dhe i mori para, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte mashtruar një grua, duke kërkuar para në vlerë rreth 350 euro me pretendimin se do ta punësonte.

Rasti ka ndodhur më 17 shkurt në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën femër kosovare duke i kërkuar para në vlerë rreth 350 euro me pretendimin se do ta punësonte dhe e njëjta ia kishte transferuar të hollat përmes bankës”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/