Një 14 vjeçare të premten ka lindur një fëmijë në maternitetin e Korçës.
Po, ditën e premte policia ka arrestuar 21 vjeçarin D.K. me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.
Burime për Euronews.al thonë se 14 vjeçarja është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur në jetë dhe një fëmijë.
14-vjeçarja e pyetur nga policia ka bërë me dije se bashkëjetesa, por dhe marrëdhëniet seksuale me 21 vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj.
Megjithatë policia ka vënë në pranga 21-vjeçarin nisur nga mosha e minorenes.