Site icon Telegrafi

E marta, dita vendimtare e transferimit të Ronaldos te Juventusi

Real Madridi mund të konfirmojnë zyrtarisht largimin e Cristiano Ronaldos qysh të martën.

Kështu, do të hapej rruga për transferimin e superyllit portugez prej 100 milionë eurosh te gjiganti italian, Juventus.

Sipas Mediaset, dita vendimtare do të jetë 10 prilli kur presidenti Florentino Perez do të mbajë një takim me bordi drejtues.

Në këtë ngjarje ai pritet qëtë konfirmojë se Ronaldo ka kërkuar transferim.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Shumë burime në Itali dhe Spanjë bëjnë të ditur se Perez dëshiron që Ronaldo të dalë publikisht dhe të deklarojë se ai po kërkon largimin për një sfidë të re.

Kjo është pjesë e panegociueshme e marrëveshjes nëse Reali dëshiron të lejojë largimin e tij për 100 milionë euro.

Në ndërkohë, Juventusit ky kalim do t’i kushtojë më shumë se sa aq, pasi Jorge Mendes po kërkon 25 milionë euro përfitime për të si realizues i transferimit.

Dhe, nëse shtohet fakti se Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro në vit, atëherë Juventusi duhet të punojë shumë me sponsorë të rinj duke rritur shitjet e fanellave dhe globalizimin e brendit të Juves në gjithë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version