Site icon Telegrafi

E marrin me forcë dhe pastaj e rrahin, momenti kur e fusin në veturë të riun në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se tre persona e kanë marr me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur, me ç‘rast si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:20, në Pejë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj e kanë marr me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur, me ç‘rast si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Video: KlanKosova

 

Exit mobile version