Telegrafi

“E lirë si deti”, Fifi sjell imazhe të reja nga pushimet në Turqi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi prej ditësh ka nisur pushimet me partnerin e saj, Adis Patushin.

Dyshja kanë zgjedhur Turqinë si destinacion për arratisjen romantike, ndërsa kanë ndarë momente të ndryshme nga atje pa munguar atje intime.

Ndërsa, sot ( e enjte) këngëtarja nga Ferizaj ka postuar imazhe të reja të saj, teksa shihet e veshur në bikini të kombinuar me një palë pantallona të lehtë plazhi.

Foto: Fifi/Instagram

“E lirë si deti”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e imazheve ku shihet duke qëndrua pranë pamjes përrallore të bregdetit.

Ndërkohë, Fifi herë pas herë ka postuar edhe imazhe me Adisin me të cilin po shijon një histori të bukur dashurie prej muajsh.

Foto: Fifi/Instagram

Dyshja filluan romancën pas daljes së këngëtares nga Big Brother VIP dhe që kur e bën publike marrëdhënien janë të pandashëm.

Lexo po ashtu Bashkëpunimi i shumëpritur i Gjikos dhe Fifit publikohet të enjten

Madje Adisi e shoqëron krijuesen e hitit “Marova” edhe në mbrëmjet muzikore.

Ndërkohë, sa i përket muzikës Fifi sot (7 korrik) lanson bashkëpunimin me reperin e njohur, Gjiko. /Telegrafi/