Sky Sport Italia shkuan se Antonio Rudiger është shitur tashmë te Chelsea për 33 milionë euro, plus 5 milionë euro të tjera bonuse.
Mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje t’i kryej vizitat mjekësore deri javën e ardhshme pasi është me Kombëtaren Gjermane ne Kupën e Konfederatave.
Sipas Gianluca Di Marzio marrëveshja është arritur para disa minutash (e premte, 23:00).
Chelsea do të paguajë 33 milionë euro dhe 5 milionë euro të tjera bonuse.
Rudiger do të nënshkruaj kontratë për pesë vite me pagë prej 4 milionë eurove në sezon.
Roma është e detyruar të shes shkaku i Financial Fair Play, pasi më parë e shiti edhe Mohamed te Liverpooli për 39 milionë euro që mund të shkojë me bonuse deri në 50 milionë. /Telegrafi/