Interi më në fund kanë rënë dakord që të paguajë 80 milionë euro për sulmuesin belg të Manchester United, Romelu Lukaku.
Pothuajse të gjitha mediumet si në Angli, ashtu edhe në Itali, si Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano, Tuttomercatoëeb, Calciomercato.com, The Sun, Daily Mail, të gjithë raportojnë se është arritur marrëveshja verbale mes klubeve që Lukaku të bashkohet me Interin.
Mbetet të nënshkruhen dokumentet në mënyrë që belgu të mbyll transferimin e tij.
Sipas Gazzetta dello Sport ai do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me pagë 7,5 milionë euro në sezoninm plus bonuset.
Ende nuk dihet sak shifra e pagesës, pasi mediumet e japin sicila ëm ndryshe, por një është e saktë, Interit do të paguajë diku rreth 80 milionë euro.
Agjenti i lojtarit, Federico Pastorello ka fluturuar për në Londër që kjo marrëveshje të mbyllet. /Telegrafi/