Telegrafi

E kryer, Moise Kean kthehet te Juventusi

Juventus thuhet se ka mbyllur marrëveshjen me Everton për kthimin e Moise Kean në “Stadiumin Allianz”, me lojtarin që pritet të mbërrijë në Torino sonte.

Sky Sport Italia raporton se sulmuesi i ri italian do të kthehet te bardhezinjtë, pasi klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje huazimi me detyrim blerje në vlerë prej 20 milionë eurosh në total.

Kean u largua nga Juventusi në gusht 2019, por nuk ka arritur të gjendet në Ligën Premier, ku u huazua te Paris Saint-Germain në sezonin 2020-21.

Kontrata e tij me Everton skadon në qershor 2024, por agjenti i tij Mino Raiola është takuar me Juventusin në Continassa dy ditë më parë dhe Kean edhe pse arrin sot, pritet të kryejë testet mjekësore të dielën.

Kean është identifikuar si zëvendësues i Cristiano Ronaldos te Juve.

Sulmuesi 21-vjeçar luajti 21 herë me skuadrën e parë të Juventusit, duke shënuar tetë herë ./Telegrafi/