Telegrafi

E kryer, Liverpooli pranon ofertën e Bayern Munich për Sadio Mane

Bayern Munich ka arritur marrëveshje për Sadio Manen e Liverpoolit, pasi që është pranuar oferta përfundimtare e klubit gjerman.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, gjendet në Angli, ku ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Liverpoolin për transferimin e Mane.

Klubet kanë rënë dakord për detajet dhe në ditët në vijim lojtari do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.

Bayern Munich do të paguajë 32 milionë euro, ndërsa çmimi mund të shkojë në 40 milionë euro me bonuse.

Mane kërkoi të shkonte menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve sepse mendonte se kapitulli i tij në Liverpool kishte mbaruar.

Lexo po ashtu “Nuk jam i martuar” - Sadio Mane zbulon se si duhet të jetë gruaja e tij, pa rrjetet sociale dhe besim në Zot

Liverpooli dëshironte të respektonte Mane pas kaq shumë vitesh të shkëlqyera së bashku dhe ata vendosën të pranojnë vendimin e tij.

Kujtojmë, Mane mbërriti në Liverpool në vitin 2016 nga Southampton në një transferim prej 41.2 milionë euro.

Mane luajti 51 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin sezonin e kaluar, ku 23 gola dhe shtoi pesë asistime. /Telegrafi/