Telegrafi

E kryer, Juventusi arrin marrëveshje me Chelsean për Maurizio Sarrin

Chelsea do të lëshojë Maurizio Sarri për 3.5 milionë euro të premten, sipas Sky Sport Italia, kështu që ai mund të bashkohet me Juventusin.

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici ka fluturuar në Londër gjatë ditëve të fundit për të negociuar ballë për ballë me drejtoreshën e Chelseat, Marina Granovskaia.

Klubi nga Stamford Bridge fillimisht kërkonte 6 milionë euro, por duke u negociuar arritën ta ulnin këtë çmim.

Mësohet se marrëveshja është arritur për 3.5 deri në 4 milionë euro, para që do të përdoren për ta marr Franck Lampardin  nga Derby County, ku është nën kontratë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Sarri do ta përfundojë kontratën me pëlqimin e përbashkët të premten dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare për Juventusin. /Telegrafi/