Telegrafi

E kryer, Juve dhe PSG arrijnë marrëveshjen përfundimtare për Paredes

Pasi kanë siguruar shërbimet e Arkadiusz Milik, Juventusi po përforcohet me një tjetër futbollist nga Ligue 1.

Gjiganti italian ka gjetur pas shumë negociatash marrëveshjen përfundimtare me Paris Saint Germain për mesfushorin francez Leandro Paredes.

Argjentinasi do të rikthehet në Itali pas disa vitesh, ku kishte veshur fanellat e Chievos, Empolit dhe Romës para se të largohej në drejtim të Zenitit.

Zonja e Vjetër do ta marrë Paredesin në huazim nga PSG dhe do ta ketë blerjen e obligueshme për 15 milionë euro në fund të sezonit.

Kësisoj gjiganti italian tanimë kompleton mesfushën, por do t’i duhet të heq një nga lojtarët në atë repart me Denis Zakarian, Adrien Rabiot dhe Arthur Melo që janë në listën e largimeve.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje dhe prezantimi i Paredes te Juventusi sipas mediave italiane pritet të ndodhë në 48 orët e ardhshme, pasi tanimë gjithçka është kryer. /Telegrafi/