Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Joao Felix në “San Siro”.
Eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio raporton se Milani ka arritur një marrëveshje për huazimin e Joao Felix nga Chelsea.
Dy klubet thuhet se kanë shtrënguar duart për një marrëveshje huazimi prej 2 milionë eurosh deri në fund të sezonit.
#Calciomercato | @acmilan, intesa di massima col @ChelseaFC per il prestito di Joao Felix
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) February 3, 2025
Sipas raportit, sulmuesi portugez është ende në Londër, por është gati të udhëtojë drejt Milanos për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij me kuqezinjtë.
Sky konfirmon se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, luajti një rol kyç në negociata, duke bindur Chelsean të ulë kërkesat e tyre për një marrëveshje huazimi.
Milani pret t’i bëjë vend Joao Felixit duke dërguar Noah Okafor në Napoli.
Kuqezinjtë njoftuan transferimin e Santiago Gimenez nga Feyenoord të hënën, ndërsa Bologna konfirmoi huazimin e Davide Calabria. /Telegrafi/