Telegrafi

E kryer, Interi paguan klauzolën dhe siguron shërbimet e Yann Sommer

Interi më në fund ka siguruar shërbimet e portierit zviceran Yann Sommer.

Marrëveshja mes klubit italian dhe portierit ishte prej kohësh, por Neroazzurët po përpiqeshin ta bindin Bayernin.

Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka thënë se tanimë gjithçka është e kryer dhe Sommer do të jetë futbollist i ri i Interit.

Lexo po ashtu Tuchel flet për të ardhmen e Somerr, tregon nëse do të lejohet zvicerani t'i bashkohet Interit

“Yann Sommer në Inter, ja ku po shkojmë. Marrëveshja është në fuqi për tarifën e gjashtë milionë eurove”.

“Testet mjekësore të hënë, ai do të mbërrrijë në Itali të dielën për ta kompltuar lëvizjen e tij”, ka shkruar Romano.

Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje me Bayernin për Yann Sommer

Interi ishte gati shumë kohë më parë të paguante klauzolën e tij prej gjashtë milionë euro te Bayerni, por bavarezët nuk ishin të gatshëm ta lejonin largimin e tij. /Telegrafi/