Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Bayer Leverkusenit, pasi thuhet se ka përfunduar me sukses marrëveshja me Arsenalin.
Pas shtatë viteve sezoneve të kaluara në Emirates, Xhaka pritet të largohet përfundimisht nga Arsenali për një aventurë të re.
Megjithatë, mesfushori shqiptar do të transferohet në një kampionat që e njeh mirë, siç është Bundesliga, ku më parë luajti me Borussia Monchengladbach.
Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Xhaka do të kalojë përfundimisht te Leverkuseni pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Arsenalin.
Granit Xhaka to Bayer Leverkusen, here we go! Agreement reached in May now being signed between clubs — green light arrived after Rice deal done. 🚨🔴⚫️ #transfers
Arsenal will receive €25m fee for Xhaka.
Understand Granit will sign until June 2028, five year deal.
Done. ✔️ pic.twitter.com/qoUmfqRQJ7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 6, 2023
Xhaka kishte akord me Leverkusenin nga muaji maj, por marrëveshja mes klubeve erdhi vetëm tani pas përfundimit të marrëveshjes së Arsenalit me Declan Rice.
Transferimi i 30-vjeçarit prishtinas thuhet se do t’i kushtojë gjermanëve plot 25 milionë euro, ndërsa Xahaka do të nënshkruajë deri në qershor 2028, një marrëveshje pesëvjeçare. /Telegrafi/