Site icon Telegrafi

E kryer, Douglas Luiz te Juventusi – në anën tjetër shkojnë dy lojtarë

Juventusi dhe Aston Villa kanë rënë dakord për Douglas Luiz, duke i dërguar në anën tjetër Samuel Iling-Junior dhe Enzo Barrenechea dhe një shumë të madhe parash.

Shifrat e transferimit janë 50 milionë euro, ku 22 milionë euro do të paguhen, ndërsa 28 milionët eurot e tjera do të mbulohen nga dyshja Iling-Junior dhe Barrenechea.

Dyshja e lidhur me Aston Villa është planifikuar t’i nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme dhe të nënshkruajë kontrata pesëvjeçare me klubin.

 

Në anën tjetër, Luiz, 26 vjeç, shënoi nëntë gola në 35 ndeshje në Ligën Premier sezonin e kaluar, ndërsa skuadra e Unai Emery përfundoi në vendin e katërt dhe u kualifikua në Ligën e Kampionëve.

Braziliani që është pjesë Brazilit në Copa Amerika, do t’iu nënshtrohet në SHBA testeve mjekësore.

Lexo po ashtu Juventusi i propozon një marrëveshje të madhe shkëmbimi Manchester Unitedit

Aston Villa kishte nevojë të shesë një lojtar të ekipit të parë për fitim të konsiderueshëm nëse ata synojnë të vazhdojnë shpenzimet dhe të shmangin shkeljen e rregullave./Telegrafi/

Exit mobile version